Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

Në klubin e Lazios, në prag të sfidës ndaj Milanit të shtunën në “San Siro” ka patur zhvillime të rëndësishme për sa i përket merkatos dhe listës së lojtarëve të regjistruar për këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka përfunduar jashtë listës së bardhekaltërve për vazhdimësinë e kampionatit, pasi tekniku Maurizio Sarri ka rikthyer në listë mesfushorin Delle Bashiru. Kjo lëvizje mund të ketë një efekt domino tek skuadra bardhekaltët sa i takon lëvizjeve në merkaton e janarit. Në fillim të sezonit, Hysaj ishte pjesë e listës së lojtarëve të disponueshëm për trajnerin Maurizio Sarri, por tani situata duket se mund të ndryshojë. Duket se lojtari është i destinuar të largohet nga Lazio, me shumë mundësi që të ketë një transferim gjatë merkatos së janarit,...