Botërori 2026, ky finalist bojkoton shortin pas refuzimit të vizës për presidentin e federatës

Botërori 2026, ky finalist bojkoton shortin pas refuzimit të vizës për presidentin e federatës

28 Nëntor 2025 14:17 Alfred Lleshi Irani ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në shortin e grupeve më 5 dhjetor në Uashington, pas refuzimit të vizës nga SHBA për disa anëtarë të delegacionit të tij, përfshirë presidentin e federatës. Federata iraniane e konfirmoi vendimin përmes një zëdhënësi, duke e konsideruar masën e administratës Trump si “pa asnjë lidhje me sportin”. Kjo situatë lidhet me kufizimet e imigracionit që Trump vendosi ndaj disa vendeve, përfshirë Iranin dhe shtete të tjera të konsideruara “të botës së tretë”. Në qershor, presidenti amerikan ndaloi hyrjen për qytetarët e 19 vendeve, me përjashtime të limituara për lojtarë, staf teknik dhe familjarë që marrin pjesë në ngjarje sportive të rëndësishme. Këto përjashtime nuk vlejnë për drejtues federatash si presidenti...