Laporta shpë*then ndaj Real Madridit dhe Perezit: Vuajnë nga obsesioni barcelonist

Laporta shpë*then ndaj Real Madridit dhe Perezit: Vuajnë nga obsesioni barcelonist

Joan Laporta analizoi aktualitetin e Barcelonës dhe lëshoi, sidomos, kritika të forta ndaj Real Madridit dhe Florentino Pérez. Ai deklaroi se arbitrat favorizojnë ekipin e Xabi Alonsos dhe shtoi se “Los Blancos” duan ta largojnë Tebas nga drejtimi i La Liga-s: “Më kujtohen deklaratat në asamblenë e Real Madridit, të cilat nuk pata rast t’i komentoj. Mendoj se janë jashtë realitetit, tregojnë obsesionin barcelonist që kanë në Madrid. Dukej sikur duhet të flisnin për Barçën për të justifikuar nuk e di çfarë. Janë të pranishëm në çdo moment në procesin gjyqësor të ‘Çështjes Negreira’, të cilin po e zgjasin si çamçakëz sepse e dinë se nuk ka asgjë, por është një mënyrë për të justifikuar diçka që s’është e vërtetë: Barça nuk ka blerë kurrë...