Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rrallë/ Me emër dhe mbiemër, Komisioni i Disiplinës pezullon tifozin: I ndalohet hyrja në çdo stadium të Shqipërisë
Artur Xhemal Alibashi, një tifoz futbolli nuk do mundet të futet në asnjë stadium të Shqipërisë. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar tifozin për një afat të pacaktuar, kjo pasi u konstatua se shkaktoi dhunë gjatë ndeshjes Partizani – Vllaznia. “Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” FK Partizani-KF Vllaznia të zhvilluar më datë 23.11.2025 ora 16:30 në Kompleksin Partizani, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE,...