Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Tri përforcime të rëndësishme, zbulohen kërkesat e Flick për merkaton e verës
Ndërsa fokusohet për të nxjerrë maksimumin nga ekipi në dispozicion dhe tentuar të përsërisë sezonin e suksesshëm të kaluar, Hansi Flick, së bashku me drejtorin sportiv Deco dhe komisionin sportiv, kanë planifikuar tashmë emrat që duhet ta përforcojnë Barcelonën për sezonin e ardhshëm: një mbrojtës qendror, një sulmues krahu dhe një sulmues qendror. Mbrojtësi qendror i majtë është prioriteti kryesor. Pas largimit të Iñigo Martínez në merkaton verore, Barça mbeti pa një qendër mbrojtjeje natyralisht të majtë. Kjo ka detyruar lojtarë të tjerë të ndryshojnë pozicion, por askush e nuk ka interpretuar si duhet “offside” si ish-lojtari bask. Barça po monitoron lojtarë si Gonçalo Inácio (Sporting), Murillo (Nottingham), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Benedetti (Palmeiras) dhe Guéhi (Crystal Palace), i cili lirohet në qershor. Me Lewandowski...