E tregojnë shifrat; Mbappé mohon varësinë e dukshme të Real Madridit karshi tij

E tregojnë shifrat; Mbappé mohon varësinë e dukshme të Real Madridit karshi tij

28 Nëntor 2025 11:47 Alfred Lleshi “Me gjithë respektin, nuk është një pyetje e mirë”. Kështu u përgjigj Kylian Mbappé për Miguel Ángel Toribio, kur u pyet për supozimin se Real Madridi varet nga golat e tij. Pyetja vinte pas 4 golave që ai sapo shënoi në “Georgios Karaiskakis” të Athinës. Gazetari përmendi tri ndeshjet radhazi pa gola të Mbappé dhe tri humbjet ose barazimet e Realit: humbje në Liverpool dhe barazimet në Vallecas dhe Elche. Mesazhi i Mbappe ishte solidar: “Nëse shënoj gola, është për shkak të punës së ekipit”. Megjithatë, kjo nuk e fshin realitetin që mbi 55% të golave të Realit këtë sezon (22 nga 40 në 18 ndeshje) i ka shënuar ai vetë. Në Champions League, ai ka 9 gola nga...