Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Klinsmann i sigurt: Lautaro është bekim, kurrë problem për Interin
28 Nëntor 2025 11:53 Alfred Lleshi “Le të gabojë, por mbi të gjitha le ta luajë”. Kështu shprehet Jurgen Klinsmann për Pio Esposito. Ish-numri 10 i Interit tha për “Gazzetta dello Sport”: “Është e qartë se ka talent dhe fizik të jashtëzakonshëm, por ky është momenti kur nuk duhet të ndalet nga asgjë dhe askush”. Për çështjen e Lautaro Martinez, shtoi: “E di mirë çfarë ndjen kur jep gjithçka dhe topi nuk futet në rrjetë. I ndodhi në derbi dhe Champions, ku u zëvendësua gjatë ndeshjes. Mund të duket e çuditshme për simbolin e skuadrës, por tregon se Chivu nuk bën dallime. Është normale të dalë i zemëruar pas një zëvendësimi, por fjalët ‘problem’ dhe ‘Lautaro’ nuk mund të jenë në të njëjtën fjali. Duhet...