Roma “thyen” Midtjylland, por Gasperini kapet vetëm pas pikëve: Prisja më shumë

Roma “thyen” Midtjylland, por Gasperini kapet vetëm pas pikëve: Prisja më shumë

Me Gasperinin në stol, Roma po përjeton një sezon fantastik, jo vetëm në Serie A ku udhëheqin në krye, por kryeqytetasit festojnë dhe në Evropë, suksesi 2-1 ndaj Midtjylland i fut në garë për të kaluar fazën e parë, 9 pikë në 5 ndeshje, vendi i 15-të në Europa League. Roma bëhet ekipi i parë që arrin të “thyejë” danezët ku në stadiumin “Olimpik” ishin të parët që kaluan në avantazh fal një goli fantastik nga El Aynaoui, me mesfushorin maroken që brenda në zonë finalizoi plot klas. Roma hasi jo pak vështirësi për të mbyllur llogaritë me danezët, kjo pasi goli i dytë erdhi vonë në minutën e 83-të, ku El Shaarawy konvertoi në gol një asist të pastër nga Bailey. Pavarësisht këtij goli,...