2025 e “mallkuar” për Inter, vetëm 2 fitore në 17 ndeshje ndaj “bigëve”

2025 e “mallkuar” për Inter, vetëm 2 fitore në 17 ndeshje ndaj “bigëve”

Interi po përballet me një fazë të ndërlikuar, ku rezultatet nuk pasqyrojnë cilësinë e lojës. Dy humbjet brenda tre ndeshjeve — derbi dhe disfata dramatike kundër Atletikos këtë të mërkurë — kanë rikthyer djemtë e Kivut në krizën e tyre identitare. Skuadra luan ndaj çdo rivali me intensitet dhe organizim, por ndalet sistematikisht përpara rezultatit: të pesë humbjet e këtij sezoni kanë ardhur pa qenë ndonjëherë dukshëm inferiorë në fushë. Shifrat e vitit 2025 janë alarmante: vetëm 2 fitore në 17 ndeshje të mëdha kundër Milanit, Napolit, Juventusit, Romës dhe gigandëve të Champions-it si Bajern, Barcelona dhe PSG. Suksesi i fundit në një superpërballje daton tetorin e kaluar kundër Romës, ndërsa ndaj “tre të mëdhave” italiane zikaltërit nuk fitojnë që nga derbi i 22 prillit...