Szczesny rrëfehet në 360 gradë: Nuk jam më i zellshmi në stërvitje, sezonin e parë luajta falas te Barça

Szczesny rrëfehet në 360 gradë: Nuk jam më i zellshmi në stërvitje, sezonin e parë luajta falas te Barça

Wojciech Szczesny, portieri karizmatik i Barcelonës, në një intervistë për edicionin polak të GQ, zbulon sekretet e tij më intime, rrëfen mëkatet dhe kujton episode të trishta nga e kaluara: “Kur isha fëmijë, thjesht kisha frikë nga babai im (ish-portieri Maciej Szczesny). Nuk ishte frikë nga dhimbja apo ndëshkimi fizik, por më turpëronte qëllimisht para të tjerëve. Më linte duke menduar: Babi, pse po më bën këtë?” Polaku mohon se karriera e tij ishte një duel simbolik me babanë: “Asnjëherë nuk e pashë kështu. Shkoja në stërvitje i bindur se do të isha sulmues, jo portier. Trajnerët vendosën për portën”. Szczesny tregon për zakonet e tij: “Futbollistët nuk lejohen të shtojnë peshë, kontratat kanë sanksione ekonomike për këtë. Më pëlqen të ha dhe, edhe pse e...