Transferta 288.6 milionë euro, “operacioni special” i Vuçiçit ka filluar, ja kush do ta marrë përsipër NIS-in

Transferta 288.6 milionë euro, “operacioni special” i Vuçiçit ka filluar, ja kush do ta marrë përsipër NIS-in

Marsela SHYTIA Rafineria e Pançevës e Industrisë Serbe të Naftës (NIS), e cila është nën sanksione të SHBA-së si pjesë e sektorit rus të energjisë, po kalon një krizë të thellë furnizimi me naftë bruto për përpunim. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili e ka shpjeguar situatën në një konferencë, theksoi se nëse Serbia nuk merr një zgjatje të licencës nga autoritetet amerikane, vendi mund të përballet me pasoja të rënda ekonomike. Dështimi për të marrë licencën do të ndikonte direkt në furnizimin e energjisë për Serbinë dhe do të shkaktonte një krizëë të thellë në sektorin e energjisë. Në vitin 2008, NIS u ble nga kompania ruse Gazprom Neft dhe që atëherë ka operuar nën ndikimin e fuqishëm të Moskës, një fakt që ka...