Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nga babai trajner tek i biri sulmues, djali i Van Persie debuton me Feyenoord
28 Nëntor 2025 10:02 Alfred Lleshi Jo më i miri, por gjithsesi quhet debutim dhe mbahet mend gjatë në karrierën e një futbollisti. Babai, Robin van Persie, bëri që Shaqueel van Persie të debutojë me fanellën e Feyenoord gjatë ndeshjes së “Europa League” kundër Celtic (1-3). Si sulmues qendre, i linduri më 2006, djali i legjendës holandeze hyri në fushë në minutën e 80-të në vend të Jordan Lotomba. Kujtojmë se në ekipin e të rinjve të Feyenoord, Shaqueel ka shënuar 30 gola, ndërsa nga mbrëmë e ka shkruar tashmë emrin edhe në ekipin e parë holandez.