Dani Alves, nga burgu në predikues ungjillor: Besoni në Zot, unë jam prova e mrekullisë…

Dani Alves, nga burgu në predikues ungjillor: Besoni në Zot, unë jam prova e mrekullisë…

28 Nëntor 2025 9:05 Alfred Lleshi Dani Alves u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë më 28 mars 2025 për akuzën e agresionit seksual, pasi më parë ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg. Tani i lirë dhe pa akuza, ish-futbollisti brazilian jeton i përkushtuar ndaj fesë, në rrjete sociale qarkullojnë video ku ai shfaqet si predikues ungjillor në një kishë në Girona. “Duhet të keni besim, vëllezërit e mi, unë jam prova e kësaj”, – thotë ai. Me mikrofon në dorë, Alves shprehet: “Atë që premton Zoti, e mban. I thashë: Zot, dua të bëj një pakt me Ty. Unë do të të shërbej, por Ti kujdesu për shtëpinë time. Preki zemrat”. Në Instagram përshkruhet si “nxënës i Krishtit Jezus”. Në një...