Ku ndodhet zemra e Maradonës? Drejtësia zbulon misterin 5 vite pas vdekjes së tij

Ku ndodhet zemra e Maradonës? Drejtësia zbulon misterin 5 vite pas vdekjes së tij

Diego Armando Maradona vdiq 5 vite më parë dhe ende ka aspekte të paqarta, që autoritetet vazhdojnë t’i hetojnë. Një nga misteret më të mëdha për tifozët e “10” është: Ku ndodhet zemra e tij? Trupi i legjendës u varros pa këtë organ, i hequr gjatë autopsisë më 25 nëntor 2020, së bashku me veshkat dhe mëlçinë për qëllime hetimore, një praktikë e zakonshme kur shkaqet e vdekjes nuk janë të qarta. Sidoqoftë, vendndodhja e organeve nuk është më secret. Zemra e Maradonës ndodhet në Departamentin e Anatomisë Patologjike të Policisë së Buenos Aires, në La Plata, nën masa të shumta sigurie. Analogjia mes futbollit dhe fesë është e dukshme në Argjentinë, ku fituesit e Kupës së Botës trajtohen si apostuj, me “El Diego” dhe...