Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Ka Dritë në derbin e shqiptarëve, skuadra gjilanase mposht Shkëndijën dhe është një hap larg kalimit të grupit
Derbi shqiptarësh në prag të festës së flamurit. Drita është përballur me Shkëndijën në Ligën e Konferencës, të cilën e ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Ka mjaftuar vetëm një gol për të përcaktuar fituesin në këtë ndeshje. Statistikat folën për Shkëndijën, por goli i Manajt në minutën e 20 i dhanë 3 pikët skuadrës nga Gjilani. Me këtë fitore Drita është ngjitur në vendin e 8 në renditje. Me 6 pikë të mbetura ende në lojë, ekipi nga Kosova është shumë pranë arritjes historike, kalimit në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë në Ligën e Konferencës./Sport Ekspres/