“Je mësuar në jetimore”, këshilltari i PS flet pas sherrit me Mziun: Ka bërë thirrje për vrasje njerëzish

“Je mësuar në jetimore”, këshilltari i PS flet pas sherrit me Mziun: Ka bërë thirrje për vrasje njerëzish

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, nga radhët e PS, Alfred Muharremi ka rrëfyer jetën e tij të vështirë, si i rritur jetim në fshatin SOS dhe sesi ia ka dalë të gjejë prindërit e tij biologjikë dhe të ndërtojë një raport të afërt me ta. Muharremi kujtoi edhe incidentin me deputetin demokrat Xhelal Mziu në studion e “Off the Record” pak kohë më parë, ku ky i fundit iu drejtua me gjuhë fyese dhe denigruese, duke thënë: “Je mësuar në jetimore ti”. “Po ishte vërtetë ishte një episod jo i lehtë për mua. Unë përgjithësisht jam përballur me këto episode, por kryesisht jam përballur në gjatë momentit që rritem dhe duke u etiketuar gjithmonë si dikush që vij nga një komunitet i cili është,...