Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Diplomacia e shijes”, Tirana pret ish-shefin e “Élysée”, Rama dhe AIDA promovojnë gastronominë shqiptare
Gastronomia shqiptare po kërkon vendin e saj në hartën ndërkombëtare, jo vetëm si ushqim, por si identitet kulturor. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe “Albchef” bënë bashkë në Tiranë politikën, artin dhe mjeshtrit e kuzhinës në një mbrëmje gala të veçantë. Të ftuar specialë në këtë event ishin Kryeministri Edi Rama, Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard, si dhe emra të njohur të kulinarisë vendase. Ish-shefi i presidentëve të Francës në Tiranë Vëmendjen kryesore të mbrëmjes e mori i ftuari i nderit, Guillaume Gomez. Një figurë emblematike e kuzhinës franceze, Gomez ka shërbyer si shef ekzekutiv në Pallatin Élysée (rezidenca e Presidentit të Francës) dhe aktualisht mban postin e Presidentit të “Groupe Gastronomie”. Prania e tij u pa si një vlerësim për...