Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Ardon Jashari lë pas dëmtimin, Alegri e pret me fjalë të mëdha: Ka karakter dhe dëshirë të madhe, është një blerje e mirë
Ardon Jashari e ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në urdhërat e Alegrit. Ky i fundit ka konfirmuar rekuperimin e lojtarit shqiptar, për të cilin flet me fjalë të mëdha. Alegri ka thënë në konferencë për shtyp dy ditë përpara sfidës me Lacion se Jashari ka karakter dhe dëshirë të madhe, çka e bëjnë atë një blerje të qëlluar për Milanin. “Karakteristikat e tij nënkuptojnë se ai mund të luajë përpara mbrojtjes ose në dyshen e mesfushës, në varësi se cili është zgjedhja e tretë. Ai ka karakter, ka dëshirë të madhe, është një blerje e mirë. Tashmë e kemi rekuperuar plotësisht. I mungojnë minutat e lojës, pasi ka qenë jashtë që përpara se t’i bashkohej Milanit”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/