Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Beleri i vuri vulën non gratës time”, Artan Hoxha: Pas shkrimeve dhe investigimeve për të, Greqia mori hak
Gazetari Artan Hoxha është shprehur në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se vendimi i Greqisë për ta shpallur non-grata është vulosur nga Fredi Beleri, në sensin që u morr pas shkrimeve dhe investigimeve për eurodeputetin helen. Ai gjithashtu nënvizoi se i ka cenuar Greqisë interesa të saj në territorin shqiptar duke u marrë si gazetar me çështje si masakra e Peshkëpisë apo rasti Kacifas. “Unë nuk e di çfarë rreziku mund të përbëj unë për Greqinë? Unë jam thjesht një gazetar. Ajo është konsekuente, është në vijimësi qëndrimi që kam mbajtur unë. Në fakt unë kam bërë detyrën time si gazetar shqiptar duke raportuar për ngjarje konkrete aktuale, që janë raportime të aktualitetit. Ndryshe nga kolegët e mi të tjerë unë...