Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Po mbushet kupa! Arne Slot, dështim total! Liverpool ka gati zëvendësuesin, në listë janë 3 emra
27 Nëntor 2025 16:29 Telesport Liverpool është padyshim zhgënjimi më i madh i këtij sezoni deri tani. Pas një merkatoje të çmendur ku shpenzoi mbi 500 milionë euro, kampioni në fuqi i Premier League po zhgënjen totalisht. 9 humbje në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionit dhe sidomos dy humbjet e fundit, në kampionat, 0-3 ndja Nottingham Forest dhe mbrëmë në Champions 1-4 ndaj PSV, duket se kanë mbushur kupën dhe drejtuesit janë gati të largojnë trajnerin Arne Slot. Brenda klubit ekziston një ndjenjë se shkëputja midis skuadrës dhe trajnerit është e dukshme, dhe mbajtja e tij mund ta thellojë krizën akoma dhe më shumë. Në këtë situatë nuk do të ishte aspak befasi largimi Arne Slot. Ndërkohë, mediet angleze zbulojnë 3 kandidaturat...