Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Për herë të parë, Harry Kane vendos një rekord negativ te Bayern Munich
27 Nëntor 2025 17:09 Telesport Arsenal i shkaktoi Bayern-it humbjen e parë për këtë sezon, 3-1 mbrëmjen e djeshme në Champions League. Golin e vetëm për bavarezët e shënoi talenti Lennart Karl. Ndërkohë, ylli kryesor i sulmit bavarez, ishte plotësisht në hije ndaj Arsenalit. Harry Kane nuk bëri asnjë goditje të vetme për herë të parë në përballjet e tij të shumta me Topçinjtë. Pavarësisht se ka treguar një super formë këtë sezon, në përballjen e parë me një ekip “big”, Harry Kane dështoi totalisht. Gjithsesi ky rekord negativ ndaj Arsenalit nuk i zhvlerëson aspak aftësitë e tij si sulmues.