Presidentja Vjosa Osmani nga Shkodra: Shqipëria dhe Kosova, dy shtete që synojnë integrimin në BE

Presidentja Vjosa Osmani nga Shkodra: Shqipëria dhe Kosova, dy shtete që synojnë integrimin në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, në kuadër të festave të nëntorit, ku u prit nga kryebashkiaku, Benet Beci.  Në një prononcim për mediat, Osmani u shpreh se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta.  “Shkodra vërtet e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda. Në vitin 1998-1999, të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët e tjera që kanë qenë më afër kanë qëndruar këtu, ku qytetarët e Shkodrës kishin zemrat dhe shtëpitë e tyre të hapura. Shkodra ka qenë pas nesh edhe në rindërtimin tonë pas luftës si dy shtete që synojnë integrimin në BE. Është emocion i veçantë për ne që në prag të...