U aksidentua për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, identifikohet 28-vjeçari

U aksidentua për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, identifikohet 28-vjeçari

Akil Gjeçi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës. I riu me origjinë nga Tropoja dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës. 28-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Akili ishte djalë i vetëm dhe miqtë e familjarët e cilësojnë si një djalë me zemër të madhe dhe shumë të respektueshëm.