Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon policin në Elbasan
AMP ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për një punonjës të Policisë së Elbasanit. Masa është vendosur ndaj inspektorit E.Sh., me detyrë në Shërbimin e Trafikut Urban dhe Interurban, i cili ka shpërdoruar detyrën. Sipas AMP-së, gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, duke kërkuar të dhëna për mjetet rrugore në interes të personave të tretë, në kundërshtim me detyrën dhe rregullat e brendshme të shërbimit