Murrizi “shpërthen” ndaj Nokës për sherrin mes demokratëve: Ata s’janë vartësit e tu, butakët rreth teje po dëmtojnë Partinë

Murrizi “shpërthen” ndaj Nokës për sherrin mes demokratëve: Ata s’janë vartësit e tu, butakët rreth teje po dëmtojnë Partinë

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar pas përplasjes së Sekretarit të PD, Flamur Noka me demokratët e Kamzës gjatë një takimi. Ai debatoi me mbesën e shkrimtarit Martin Camaj për gjendjen ku ndodhet partia dhe më pas e nxori atë jashtë nga salla.  Sipas Myslim Murrizit, sjellja e Flamur Nokës, Sali Berishës dhe njerëzve që ata mbajnë rreth vetes, po e dëmton shumë Partinë Demokratike.  Murrizi shkruan se Noka, si Sekretar i Përgjithshëm i PD, duhet që t’i lërë demokratët të flasin sepse kjo forcë politike është krijuar pikërisht nga njerëz të lirë, me dinjitet dhe plot kurajo që në Dhjetor 90 dhe do të vazhdojë të ekzistojë po falë tyre.  Reagimi:  Pak më ngadalë Flamur  Freno nëse nuk ke djegur komplet ferrotat, se nuk ta kanë fajin DEMOKRATËT që prej vitit 2013 je bërë deputet pa u votuar nga qytetarët, duke u mbyllur...