Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Agim Doçi: U bëmë si të huaj me njëri-tjetrin…
U bëmë si të huaj me njëri-tjetrinndaj mbetëm pronarë psherëtimash…Në radhë qëndrojmë të takojmë Shën Pjetrinkjo kohë e maskarenjëve…morali struket vrimash… Ushtarë të idealeve…ulogë të përjetshëmkur kodet moralë janë në…bregun tjetër.Ky det me ujëlotësh na gjen të pandreqshëmarrnojmë plagën e ré me plagën e …vjetër! Në udhë metropolesh, stacione të trenit,në portet e ndyra dhe pista avioneshShikoj racën time, që bën jetën e qenitdhe trurin e atdheut në stinë menstruacionesh… Hej zgjohuni Shenjtër dhe zbrisni nga Kishat!Hej zgjohuni Pejgamberë e dilni nga Xhamitë!Se kohët që erdhën na rrënqethin mishratna vodhën atdheun…na vodhën poezitë! ObserverKult ———————– Lexo edhe: Agim Doçi: Çfarë kanë njerëzit që egërsohen? Agim Doçi: Unë mirë e di çfarë do një grua… .