Rekomandime leximi nga Marsela Neni

Rekomandime leximi nga Marsela Neni

Në rubrikën Rekomandime leximi, mysafire e ObserverKult është shkrimtarja, Marsela Neni. Ja cilat janë librat që Neni u sugjeron të pasionuarve pas leximit. ——————————————————- Për çfarë ka uri shpirti yt? Lexues i dashur, përqafoje këtë pyetje. Pyetjet janë shumë më të rëndësishme se përgjigjet. Mëso të jetosh si pyetje! Ji kërshëri! Përgjigjet gjithnjë vijnë pakuptuar, vetvetiu, fshehësisht… Në gjithë këtë që do të lexosh, kjo është fjalia që duhet të nënvizosh, që duhet të mbash mend, që duhet t’ia përsërisësh vetes: Për çfarë ke uri, o shpirt?Kush jam unë për të të dhënë rekomandime se ç’duhet të lexosh? Unë nuk të njoh. Jo personalisht. Nuk di ç’po ndodh tani në mendjen tënde, në zemrën tënde, në botën tënde. Nuk di në ç’ujëra lahesh, në ç’diell e...