Kokainë nga Amerika Latine dhe heroinë nga vendi ynë, detaje nga operacioni ku u godit mafia shqiptare

Kokainë nga Amerika Latine dhe heroinë nga vendi ynë, detaje nga operacioni ku u godit mafia shqiptare

Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë ku u lëshuan 22 masa sigurie në një aksion të përbashkët mes prokurorisë së Brescia dhe SPAK. Sipas mediave italiane, policia e Brescias zbuloi një rrjet droge të përqendruar në provincë. Bazat e grupit kriminal shqiptar ishin në Rovato dhe Palazzolo. Importi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare. Një sasi e konsiderueshme parash u sekuestrua gjithashtu. Kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Hetimi zbuloi shoferë autobusësh që nuk ishin në dijeni se po transportonin drogë, informon giornaledibrescia.