Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Alcaraz “mposht” Sinner dhe e mbyll vitin si “numri 1”, Sabalenka kryeson te femrat
Viti 2025 në sportin e tenisit ka ulur siparin, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të tenistëve për këtë sezon. Spanjolli Carlos Alcaraz dhe bjellorusja Aryna Sabalenka e mbyllën në vendin e parë. Te meshkujt, Alcaraz vijon duelin “kokë më kokë” me italianin Jannik Sinner, që ndahen nga vetëm 550 pikë në renditje. Ndërsa të gjithë tenistët e tjera janë shumë pas në renditje. Në “top-5” qëndron ende Novak Djokovic. Te femrat, Sabalenka ka një epërsi prej më shumë se 2500 pikësh ndaj polakes Iga Swiatek, që ndodhet në vendin e dytë. Në podium ndodhet edhe tenistja amerikan e Coco Gauff, por mjaft e shkëputur nga kreu. “Top-5”, meshkuj 1.Carlos Alcaraz, 12,050 pikë 2.Jannik Sinner, 11,500 pikë 3.Alexander Zverev, 5,160 pikë 4.Novak Djokovic, 4,830 pikë 5.Felix...