Marotta: Auto-kandidatura e Simeones? Shenjë respekti për ne, por Chivu do të qëndrojë gjatë…

Marotta: Auto-kandidatura e Simeones? Shenjë respekti për ne, por Chivu do të qëndrojë gjatë…

27 Nëntor 2025 10:50 Alfred Lleshi Presidenti i Interit, Beppe Marotta, komentoi disa çështje para ndeshjes së Champions-it ndaj Atletico Madridit: “Auto-kandidaturën (vetofrimin) e Simeone e lexoj si një shenjë respekti për klubin tonë, që ai e njeh mirë. Interi është një klub lider në Europë. Sidoqoftë, unë i uroj Chivu të qëndrojë shumë vite në stolin zikaltër”. Marotta shtoi: “Chivu i përshtatet profilit që kërkonim, është pikërisht ai që na nevojitej. Jemi të kënaqur me të, jam i bindur se mund të qëndrojë shumë vite tek Interi”. Ai komentoi edhe për progresin e klubit: “Po vazhdojmë ngjitjen tonë krahasuar me disa vite më parë dhe po e bëjmë në mënyrën më të mirë. Kemi arritur nivele të rëndësishme, përfshirë edhe fillimin e projektit të...