Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mbappé kundër gazetarit: Mendoj se është një pyetje e keqe, pa dashur të të ofendoj
27 Nëntor 2025 11:09 Alfred Lleshi Kylian Mbappé ishte gati i vetmi lojtar i spikatur i Real Madridit në Athinë, duke shënuar 4 gola kundër Olympiacos dhe siguruar fitoren, por nuk beson se skuadra varet prej tij. Në zonën mikse, ai reagoi i mërzitur kur një gazetar i përmendi termin “Mbappé-dependence”: “Nuk duhet ta thuash këtë. Duhet të thuash që Kylian është përgjegjës që fituam. Mendoj se është një pyetje e keqe, pa dashur të të ofendoj”. Ai shtoi: “Çdo lojtar ka punën e vet në skuadër. Unë shënjoj gola, por pa lojtarët e tjerë nuk fitojmë. Nuk besoj se ekziston varësia, është më shumë perceptim i gazetarëve apo i njerëzve të jashtëm”. Mbappé gjithashtu u shpreh modest: “Jam pjesë e grupit të 4 lojtarëve...