Konferenca nga IGJL, hapi i parë për punën drejt hartimit të projektit për një gramatikë bashkëkohore të gjuhës shqipe

Konferenca nga IGJL, hapi i parë për punën drejt hartimit të projektit për një gramatikë bashkëkohore të gjuhës shqipe

Gramatika e gjuhës shqipe nën perspektivën e qasjeve të reja teorike mblodhi gjuhëtarët në një konferencë shkencore. Konferenca shkencore, që u zhvillua këto ditë nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave pati diskutime për një sërë çështjesh nga të pranishmit. Në tryezën shkencore Gramatika e gjuhës shqipe nën perspektivën e qasjeve të reja teorike, në fjalën e hapjes, Adelina Çerpja, përgjegjëse e Departamentit të Gramatikës dhe të Historisë së Gjuhës, theksoi se kjo tryezë zhvillohet jo vetëm në vijim të ciklit të ligjëratave të rregullta të IGJL-së, por edhe si hapi i parë dhe i domosdoshëm për nisjen e punës drejt hartimit të projektit për një gramatikë bashkëkohore të gjuhës shqipe. Sipas ASH, në ligjëratën “Prej gramatikës së fjalisë në atë...