“Interi është ekipi më i fortë në Champions”, Simeone: Goli në minutën e fundit e bëri më të bukur fitoren

“Interi është ekipi më i fortë në Champions”, Simeone: Goli në minutën e fundit e bëri më të bukur fitoren

Atletikoja e Madridit ka mposhtur Interin me rezultatin 2-1. Spanjollët kanë festuar në minutën e fundir të ndeshjes, atëherë kur Gimenezi vulosi shifrat përfundimtare të sfidës. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për mediat Simeone e ka cilësuar Interin si ekipin më të fortë të momentit në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë është shprehur se goli e minutën e fundit i ka dhënë edhe më tepër bukuri fitores. “Interi është skuadra më e fortë e Ligës së Kampionëve në këtë moment. Nuk ka dyshime për këtë. Kërkuam që ta kufizonim lojën e tyre. Ideja ishte që ta kufizonim Interin dhe më pas të fusnim lojtarë të kategorisë së Grizmanit dhe Sorlothit për të nxjerrë një tjetër anë të repertorit tonë. Më pas, të fitosh në minutën...