Oklahoma mposht pa probleme edhe Minnesota, skuadra e Boston ndal Detroit, humbasin Bucks e Warriors

Oklahoma mposht pa probleme edhe Minnesota, skuadra e Boston ndal Detroit, humbasin Bucks e Warriors

Kanë nisur ndeshjet e NBA Cup, me Detroit që u mund 117-114 nga Boston, në një ndeshje të dueluar deri në fund. Cade Cunningham realizoi 42 pikë për Pistons, por që s’mjaftuan, ndërsa dyshja Brown-White për Celtics realizoi 60 pikë. Fiton edhe Oklahoma, që sot mposhti 113-105 Minnesota. Ndeshje e mirë për Alexander Shai, autor i 40 pikëve. Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 104-100 nga Houston (Reed Sheppard 31 pikë për miqtë). Skuadra e San Antonio mundi 115-102 Portland, ndeshje ku u dallua De’Aron Fox me 37 pikë. Pas kohës shtesë fiton Memphis, që mundi 133-128 New Orleans (Jackson-Wells 52 pikë së bashku), ndërsa Miami mundi 106-103 Milwaukee (Herro 29 pikë). NBA-Rezultatet e sotme Boston – Detroit, 117-114...