Mediat kroate thurin elozhe për Arbër Hoxhën, Strakosha rikthehet në Itali për Conference League

Mediat kroate thurin elozhe për Arbër Hoxhën, Strakosha rikthehet në Itali për Conference League

Adriatik BALLA Disa prej lojtarëve shqiptarë jo vetëm që kanë arritur nivel të lartë në lojë dhe kanë krijuar profilin e lojtarit titullar e të suksesshëm në ekipet e tyre, por ka edhe futbollistë që kanë marrë shirit kapiteni sikurse ndodh me Berat Gjimshitin te Atalanta, apo Amir Rrahmanin te Napoli. Nga ana tjetër, javët e fundit në qendër të vëmendjes ka qenë Arbër Hoxha, për golat dhe shpërthimet e shumta në kampionatin kroat me Dinamon e Zagrebit. Në fakt, Arbër Hoxha është duke i befasuar të gjithë me paraqitjet e fundit si me Dinamon ashtu edhe me Kombëtaren e Shqipërisë. “Index.hr”, ka bërë një shkrim për sulmuesin anësor të Kombëtares shqiptare. Në këtë shkrim tregohet forma e mirë e Hoxhës, duke shpresuar që të...