Mbrojtësi/ Aliji drejt Gjermanisë për rikuperim, do t’i mungojë Dinamos disa javë

Mbrojtësi/ Aliji drejt Gjermanisë për rikuperim, do t’i mungojë Dinamos disa javë

Në ndeshjen që Shqipëria luajti kundër Anglisë trajneri Silvinjo kishte përzgjedhur në mbrojtje edhe Naser Alijin. Futbollisti nuk ishte ftuar për ca kohë, por muajt e fundit u pa e arsyeshme nga Silvinjo që mbrojtësi të ishte në grumbullim, pasi ka përvojë dhe siguri taktike. Ai luajti mirë në ato minuta kur iu dha mundësia e ndaj Anglisë luajti titullar. Pati paraqitje të mirë. Ndërkohë, duhet theksuar se pavarësisht se kishte luajtur titullar në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë, ai luajti edhe në kampionat me Dinamon, ku u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen ndaj Elbasanit. Por, Aliji ka luajtur i dëmtuar për shkak të shqetësimeve që i ka dhënë pubalgjia. Kështu, mbrojtësi udhëtoi drejt Gjermanisë, ku edhe do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për shqetësimin...