Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Silvinjo shpreson që sulmuesit e Kombëtares ta përmirësojnë shënjestrën në ndeshjet e marsit
Adriatik BALLA Shifrat ndonjëherë janë kokëforte. Ato tregojnë më mirë ecurinë e një grupi sportiv në fushën e lojës sesa analizat që bëjnë ekspertët. Edhe këta të fundit, në analizën e tyre marrin referencë shifrat. Kjo tregon se një ekip futbolli që shënon pak, nuk ka shumë shanse të fitojë një ndeshje me rival më të fortë. Gjithsesi, Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me një arritje historike eliminatoret e kampionatit botëror, duke u kualifikuar për në fazën e “play off”-it, ku do të luhen dy ndeshjet e fundit që mund të na sigurojnë kualifikimin e parë në fazën finale të një kampionati botëror si ai i vitit të ardhshëm. Nga 8 ndeshjet e zhvilluara, kuqezinjtë fituan 4, barazuan 2 dhe humbën 2 të tjera, por ajo...