Kombëtarja rrezikon ndeshjet, “Air Albania” anullon papritur fluturimin drejt Turqisë

Kombëtarja rrezikon ndeshjet, “Air Albania” anullon papritur fluturimin drejt Turqisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave rrezikon ndeshjet miqësore të planifikuara më 28 nëntor dhe më 1 dhjetor. Ndeshjet do të luhen në Turqi, por një vendim i papritur i kompanisë ajrore “Air Albania” ka vënë në pikëpyetje zhvillimin e tyre. Kompania në fjalë ka anulluar fluturimin drejt Stambollit pa dhënë një lajmërim paraprak dhe asnjë arsye për marrjen e këtij vendimi. Pasagjere në këtë udhëtim ishin edhe vajzat e Kombëtares, së bashku me stafin teknik, të cilët pas pritjes së gjatë në aeroport janë detyruar të kthehen mbrapsht. Kompania “Air Albania” ka ndërprerë çdo mënyrë komunikimi me pasagjerët, duke u hequr mundësinë e ankimit apo të sqarimit të situatës. Një përvojë e pakëndshme për të gjithë qytetarët që kishin blerë një biletë për të qenë pjesë...