Auron Tare/ Duhen futur njerëz në burg për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros

Auron Tare/ Duhen futur njerëz në burg për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros

Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin e Manastirit që kanë sjellë edhe shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike, duke lejuar ndërtimin e një fshati turistik, kërkon që të merren masa deri në burgosje. Duke folur për “MCN Informacion” ai u shpreh se autoritetet nuk duhet ta lejonin se aty ka pasur rrënoja arkeologjike që janë evidentuar që në 2011 nga instituti i arkeologjisë dhe normalisht dihej që kishte rrënoja arkeologjike. Sipas tij, është vërtetuar që ka pasur fshehje të dokumentacionit e cila i ka hapur rrugë ndërtimit të këtij resorti. “Resorti është diku 100 metra larg murit të Demës një nga ndërtimet më të rëndësishme në botë, ku tre janë në total, dy janë në Greqi dhe një...