Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Së shpejti nisin punimet në Rrugën “Lefter Talo” në Sarandë, investim 1,2 milion euro
Së shpejti nisin punimet në Rrugën “Lefter Talo” në Sarandë, investim 1,2 milion euro Në Sarandë pritet të nisë rikualifikimi i Rrugës nr. 4, që përfshin segmentet “Onhezmi” dhe “Lefter Talo”. Projekti, me vlerë rreth 1.2 milion euro, parashikon ndërhyrje në shtresën rrugore, trotuare, ndriçim publik dhe rrjetet nëntokësore të zonës. Punimet do të shtrihen në një gjatësi prej rreth 1340 metrash. Segmentet ndodhen në zonën qendrore të qytetit dhe konsiderohen me fluks të lartë qarkullimi, ndërsa aktualisht paraqiten të amortizuara si në sipërfaqen e rrugës, ashtu edhe në trotuare dhe elementët ndihmës urbanë. Sipas projektit teknik, ndërhyrjet do të realizohen si më poshtë: Shtrim i trotuareve me pllaka guri natyral, në një pjesë të traseve ku parashikohet zgjerim dhe...