Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Deputeti i Sarandës kërkesë Athinës: Na jepni listën e shqiptarëve që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i ka kërkuar ministrisë së Jashtme të Greqisë t’i vërë në dispozicion listën e personave të padëshiruar në Greqi, pas shpalljes “non grata” të gazetarit Artan Hoxha. Bido ka bërë me dije se ka kërkuar po ashtu edhe arsyet ligjore që kanë çuar autoritetet greke në këtë vendim. “Sot, i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për të kërkuar publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim. Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar...