Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vendimi/ Procedurë e përshpejtuar për legalizimet, qeveria cakton tarifën e re prej 50 mijë lekësh për shqyrtimin. Paguhet edhe nëse..
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime të rëndësishme në vendimin për tarifat e proceseve kalimtare të pronësisë, duke përcaktuar kosto të reja për qytetarët që kërkojnë të legalizojnë objektet e tyre. Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me procedurën e përshpejtuar. Sipas vendimit të ri, çdo qytetar që kërkon që dosja e tij të shqyrtohet me prioritet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), duhet të paguajë një tarifë shërbimi shtesë prej 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekësh. Tarifa nuk kthehet mbrapsht Një detaj i rëndësishëm në vendim është fakti se kjo pagesë është për shqyrtimin e përshpejtuar dhe jo garanci për legalizimin. “Tarifa është në vlerën 50 000 lekë, pavarësisht funksionit dhe faktit nëse ndërtimi pa leje legalizohet apo jo,” thuhet në vendim. Pra, nëse pas shqyrtimit të...