Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Copenhagen nuk fal në shtëpi dhe merr fitoren e parë, Pafos surprizon në fund Monaco-n (video)
Kanë përfunduar dy takimet e para për sot në Champions League. Copenhagen ka marrë fitoren e parë për këtë sezon pasi ka fituar në shtëpi 3-2 ndaj Kairat Almaty. Për danezët shënoi Dadason në minutën e 26-të, vetëm 17 vjeç. Sulmuesi islandez shënoi me gjoks me portën e boshatisur, pas një asisti të marrë nga Robert. Jordan Larsson dyfishoi shifrat nga penalltia në minutën e 59-të, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Robert vulosi fitoren e danezëve me golin e tretë në minutën e 72-të, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej kundërshtarëve, topi përfundoi në rrjetë. Atëherë kur u mendua që ndeshja kishte përfunduar erdhi reagimi nga Kairat Almaty, që...