Shkëlqen mbrojtësi i Skënderbeut, niset drejt Gjermanisë

Shkëlqen mbrojtësi i Skënderbeut, niset drejt Gjermanisë

Skënderbeu prej vitesh njihet si një nga klubet kryesore në zbulimin dhe promovimin e talenteve shqiptare e kosovare, mes të cilëve edhe mbrojtësi Leard Sadriu. Pas një rrugëtimi të qëndrueshëm, lojtari kosovar është shumë pranë një hapi të rëndësishëm në karrierë. Gjatë gjashtë muajve me FC Arges në Rumani, ai ka zhvilluar 17 ndeshje dhe është vlerësuar si një prej mbrojtësve më të spikatur të kampionatit. Me dy gola të shënuar dhe paraqitje të rregullta, Sadriu ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve dhe skautëve ndërkombëtarë. Burime të sigurta bëjnë me dije se ai ka arritur marrëveshjen personale me Holstein Kiel, klub i Bundesliga 2. Aktualisht pritet finalizimi i akordit mes klubeve, me FC Arges që kërkon mbi 1 milion euro për kartonin e tij. Bisedimet vijojnë...