Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Arsenal-Bayern, duel klasi në Vizion Plus, mes dy ekipeve perfekte në këtë sezon
Arsenal-Bayern nuk është një ndeshje e zakonshme. Për çfarë përfaqësojnë të paktën sot këto dy skuadra, pozicionin e tyre në krye të renditjes së Champions dhe dominimin e madh në kampionatet respektive, mund të konsiderohet pa frikë ndeshja me pritshmërinë më të lartë në këtë pjesë të parë të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve. “Topçinjtë” nuk janë një rastësi. Londinezët janë vazhdimësia e sezonit të kaluar në Europë, teksa u eliminuan me shumë vështirësi nga ata që më pas do të shpalleshin kampionë, PSG në gjysmëfinale. Këtë vit janë edhe më të konsoliduar, por edhe më të fortë në organikë me emra si Gyökeres dhe Eze. Kanë organikë të bollshme, aq të bollshme saqë për Artetën nuk është problem nëse mungon sot Gyökeres,...