45′ e para: Spektakël në Limassol, Copenhagen mjaftohet me një gol (video)

45′ e para: Spektakël në Limassol, Copenhagen mjaftohet me një gol (video)

26 Nëntor 2025 19:31 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot për në Champions League. Në Limassol, debutesja e këtij sezoni, Pafos, është duke u mundur 1-2 nga Monaco. Klubi nga Principata gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, pas një aksioni të shpejtë i cili u finalizua me sukses nga Minamino, pas asistit Akliouche. Barazimi i qipriotëve erdhi në minutën e 17-të me brazilianin David Luiz. Veterani shënoi me kokë, pas krosimit të Orsic nga këndi. Megjithatë, francezët gjetën sërish avantazhin me Folarin Balogun, amerikani shënoi pas një topi të dhuruar nga portieri vendas Michail. Në Danimarkë, Copenhagen është duke fituar 1-0 ndaj Kairat Almaty. Për danezët shënoi Dadason në minutën e 26-të. Sulmuesi islandez shënoi me gjoks...