Vëmendja në Londër dhe në Madrid, por jo më pak të rëndësishme edhe sfidat e tjera. Formacionet zyrtare

Vëmendja në Londër dhe në Madrid, por jo më pak të rëndësishme edhe sfidat e tjera. Formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, vëmendja do të jetë padyshim në “Emirates”, aty ku Arsenal pret Bayern Munich dhe në “Metropolitano”, aty ku Atletico Madrid pret Interin. Në Londër, pritet të shohim një përballje spektakolare, pasi të dy ekipet vijnë në formën e tyre më të mirë dhe të dyja kryesojnë në kampionatet respektive si dhe të dyja kanë nga 4 fitore këtë sezon në Champions League. Përveç mungesave afatgjata si Gabriel Jesus dhe Kai Havertz, “Topçinjtë” kanë 2 mungesa të rëndësishme sot shkak dëmtimesh si: Gabriel dhe Viktor Gyokers. Ndërsa Martin Odegaard rikthehet nga dëmtimi dhe gjendet në stol. Në anën tjetër për bavarezët mungojnë si zakonisht këtë sezon Davies dhe Musiala shkak dëmtimesh si dhe Luis Diaz...