Gazetarja Keida Kostreci komenton mbylljen e Zërit të Amerikës: E dhimbshme dhe e padrejtë

Gazetarja Keida Kostreci komenton mbylljen e Zërit të Amerikës: E dhimbshme dhe e padrejtë

Për 24 vite, gazetarja e mirënjohur Keida Kostreci ndërtoi një karrierë në Zërin e Amerikës duke sjellë gjithmonë një qasje të qartë në ngjarjet e raportuara. Në mars të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump miratoi një urdhër për shkurtime në shtatë agjenci federale duke shënjestruar disa transmetues ku përfshihej edhe Zëri i Amerikës. Në programin “Rudina” në Tv Klan, Kostreci komenton vendimin e Trump duke thënë se ishte i dhimbshëm dhe i padrejtë. Ajo shprehet se Zëri i Amerikës kishte një rol të rëndësishëm sidomos në ditët e sotme duke qenë kundërpeshe ndaj faktorëve të rrezikshëm, duke mbuluar ngjarjet e rëndësishme dhe duke sjellë një zë të paanshëm gazetaresk. Keida Kostreci: Duhet ta qartësoj që megjithëse kapitulli im me Zërin e Amerikës është mbyllur, akoma...