Drita-Shkëndija, ndeshja speciale e Conference League para Ditës së Pavarësisë

Drita-Shkëndija, ndeshja speciale e Conference League para Ditës së Pavarësisë

Drita dhe Shkëndija do të përballen në “Fadil Vokrri” këtë të enjte, në ndeshjen e vlefshme për Conference League. Deri më tani, skuadra shqiptare e Superligës së Kosovës ka grumbulluar 5 pikë dhe është në vendin e 13-të. Në krahun tjetër, ekipi shqiptar që zhvillon garat në Maqedoninë e Veriut, është në vendin e 21-të dhe ka 4 pikë. Kjo ndeshje mbetet e veçantë, pasi zhvillohet pikërisht pak para Ditës së Pavarësisë. Sfida do të gjykohet nga danezi Mikkel Redder.