Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Kush është 42-vjeçari shqiptar që bëri ‘kërdinë’ në Evropë/Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 mln euro bizhuteri

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro. Mediat spanjolle shkruajnë se bëhet fjalë për një grabitës të famshëm, inteligjent, por edhe të frikshëm Shamir Hoxha, shqiptar, 42-vjeç. I arrestuar nga Policia Kombëtare e Spanjës më 22 tetor 2025. Në momentin e arrestimit mbante në qafë një nga bizhuteritë e vjedhura dhe rreth 3.000 euro në para të thata. Vjedhja ndodhi më 28 prill 2025, gjatë një ndërprerjeje masive të energjisë që preku një pjesë të madhe të Spanjës, duke lënë pa energji dyqanet dhe sistemet e sigurisë. Ky kaos e lehtësoi zbatimin e planit, pasi qendra tregtare Plaza Norte 2, në San Sebastián de los...